Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje nuk dha konfirmim nëse sot do të zhvillohet seanca për formimin e Qeverisë.
Të lidhura
None found
Megjithatë, në një prononcim për gazetarët, ajo shfaqi optimizëm se një seancë e tillë mund të mbahet.
“Shpresoj se do të ketë seancë, do t’i merrni të gjitha informatat me kohë”, deklaroi Nagavci.
Reagimi i saj erdhi pasi kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e caktoi Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë.
“Besoj që presidentja shumë shpejt, nëse tashmë nuk e ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes, kryeministrin për formimin e Qeverisë, do ta bëjë shumë shpejt”, shtoi ajo.
