Tifozët e Al Taawonit provokojnë Ruben Nevesin me kore për Diogo Jotan, incident i rëndë në Arabi

Një episod i rëndë u shënua në Superligën e Arabisë gjatë përballjes mes Al Taawonit dhe Al Hilalit, ku Ruben Neves u vu në shënjestër të tifozëve vendas.

Teksa loja ishte ndërprerë dhe mesfushori portugez mbante topin, nga tribunat nisën të përsëriteshin kore me emrin “Jota, Jota, Jota”. Sjellja u konsiderua si një tentativë për të provokuar futbollistin e Al Hilalit.

Të lidhura

None found

Koret i referoheshin Diogo Jotas, mikut dhe ish-bashkëlojtarit të Nevesit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik rrugor.

Neves reagoi menjëherë ndaj situatës. I revoltuar dhe i prekur dukshëm, ai iu përgjigj tifozëve me duartrokitje ironike dhe më pas bëri një gjest duke treguar lart.

Edhe pas përfundimit të takimit, portugezi shprehu hapur zhgënjimin për veprimin e mbështetësve të skuadrës vendase.

“Shpresoj të mos shkojnë të luten pas asaj që bënë sot”, raportohet të ketë thënë mesfushori.

Rezultati i ndeshjes e rëndoi edhe më shumë situatën për Al Taawonin, pasi Al Hilali fitoi me shifrat e thella 6-0.

Incidenti ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa vdekja e sulmuesit portugez vazhdon të mbetet një prej tragjedive më të dhimbshme në botën e futbollit.


sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetpusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis