Fitoi çmimin Grammy, Anwar Hadid surprizon Dua Lipën

Dua Lipa rrëmbeu kupën e tretë nga “Grammy Awards”, pasi u nderua pak ditë më parë me çmimin albumi më i mirë i zhanrit pop për “Future Nostalgia”. Pas fitores së madhe, Dua u shpreh shumë e lumtur nga gjithë dashuria që mori nga fansat e bashkëpunëtorët.

“Best Pop Vocal Album për Future Nostalgia! Një mbrëmje e mrekullueshme, faleminderit Grammy. Faleminderit Donatella Versace dhe skuadra e Versace për fustanin tim të ëndrrave dhe për gjithë veshjet e mia të ëndrrave gjatë natës! Jam kaq me fat për dashurinë tuaj dhe mbështetjen!”, shkroi Dua përkrah disa fotove të shkëputura nga ceremonia.

Po ashtu Dua rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve edhe me fustanin e saj, të punuar posaçërisht për të nga Versace. Dua u duk si një flutur e vërtetë me fustanin e punuar nga marka e famshme, teksa edhe në fustanin e saj ishte dizenjuar një flutur. Për këngtaren, po ashtu si dhe për Versace-n, fluturat simbolizojnë ngjalljen, ripërtëritjen e lëvizjen.

“Ky është një fustan Versace i bërë për këtë rast. Fluturat kanë patur shumë simbolikë për mua këtë vit dhe në fakt, kanë shumë domethënie edhe për Versace-n. Prandaj, m’u duk interesante të bashkoheshim dhe të bënim diçka të lezetshme”,- rrëfeu këngëtarja.
“Të gjithë fluturat e botës duke pritur për mua. Engjëlli im”, ka shkruar Dua, teksa ka etiketuar Anëar në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ndërkohë pas rrëmbeu çmimin e rëndësishëm, Dua ka marrë dhe një super surprizë nga partneri i saj, Anwar Hadid. Ky i fundit ka organizuar një festë në shtëpinë në Los Angeles dhe nga fotot duket se i gjithë ambienti është zbukuruar me flutura e tullumbace shumëngjyrëshe. Në një cep të shtëpisë shihet e shkruar edhe emri i Duas dhe këngëtarja duket se e ka shijuar shumë këtë surprizë kaq të këndshme.

Shtuar 17.03.2021 09:03