Fiori Dardha rrëfen për herë të parë sëmundjen e saj: Ndonjëherë më mposht

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Natën me Aulonën” Fiori Dardha ka rrëfyer për herë të parë se vuan nga një sëmundje autoimune. E pyetur nga autorja dhe moderatorja e programit se si i shpreh emocionet, ajo nisi të tregojë gjithçka.

“Unë jam një qaramane profesioniste. Kjo është një mënyrë që kam gjetur për t’u mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Për këtë, më ka ndihmuar shumë edhe sëmundja nga e cila unë vuaj. Trupi ynë krijon antikorpe që ne të na mbrojë nga rreziqet që na vijnë nga jashtë dhe kur krijon më shumë antitrupa se sa organizmi ka nevojë, zakonisht njerëzit vuajnë nga një sëmundje autoimune siç është edhe rasti im. Për këtë dua të them që sëmundja më ka ndihmuar që të njëjtën gjë të krijoj edhe në jetë. Kam krijuar një lloj mburoje që të më ndihmojë nga rreziqet nga jashtë. Kur me sheh fillimisht thua “sa grua e fortë, bravo i qoftë përballon gjithçka”, ndërkohë që unë përjetoj gjithçka thjesht nuk i jap kënaqësinë që të më shohin në gjendje jo fort të mirë. Ndonjëherë e bëj për të mbrojtur familjen time, ndonjëherë veten time. Është njësoj siç funksionon organizmi im”, është shprehur ajo.

Më pas Fiori ka zbuluar më shumë rreth sëmundjes dhe shtoi se ndonjëherë përpiqet ta mundë dhe madje zë edhe krevatin.

“Prej dy vitesh kam zbuluar që vuaj nga një sëmundje autoimune që më dëmton mëlçinë dhe fillimisht duke ditur rëndësinë e këtij organi, u tremba shumë. Sot jam mësuar të bashkëjetoj me këtë sëmundje. Shpesh e sfidoj, ndonjëherë i bëj edhe karshillëk. Padyshim që ndonjëherë përpiqet edhe të më mundë, zë edhe krevatin por nuk ja tregoj njeriu. Askush nuk ma ka për borxh të dëgjojë dërdëllitjet e ankesat e mia” tha prezantuesja dhe gazetarja e njohur.

“Nuk e di për sa kohë do arrij ta sfidoj por për aq kohë sa mundem do bëj të pamundurën të jetoj shëndetshëm dhe ta shpërfill sa mundem pavarësisht se jam në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tim”, ka shtuar Fiori, duke theksuar se jeta është e bukur dhe do mësohet të jetojë me këtë “dhuratë” që i ka dhënë


Shtuar 26.07.2021 13:49