Artistja Fifi e ka “stërvitur” publikun e saj që të pres në çdo rast të dalë jashtë pritshmërive dhe të surprizohet nga ajo.
Edhe së fundmi në performancës e saj në një koncert në Tiranë, para se të këndoje këngën “Diell”, ajo është ulur dhe ka folur me publikun duke hapur zemrën dhe treguar se si është njderë në “Big Brother VIP”.
“Është një këngë që e kam shkruar kur unë jam ndjerë njeriu më i copëtuar në jetë. Një këngë që kam shkruar kur kam qenë shumë e thyer. Edhe shumë e lënduar. Kam menduar që më kanë braktisur të gjithë. Kam menduar se kur të dalë nga ajo shtëpi nuk ka për të më pritur askush. Nuk e di pse e kam menduar”, tha Fifi.