Feston sot ditëlindjen, Blendi Fevizu publikon si rrallëherë të ëmën (FOTO LAJM)

Një ndër emrat më të njohur në gazetarinë shqiptare, prej vitesh prezantues i emisionit “Opinion”, Blendi Fevizu festoon ditën e sotme 52-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë ai ka bërë një nga ato postime të rralla për jetën private në Instagram duke publikuar një foto me nënën e tij kur gazetari ishte fëmijë.

“Një nga ditëlindjet e para”, shkruan Fevizu krah foto.

Blendi Fevziu është sot baba i dy vajzave, Mishel dhe Alis dhe bashkëshorti i Ines. Kjo e fundit ka preferuar gjithmonë të ruaj profil të ulët public dhe sipas gazetarit kjo është edhe arsyeja pse marrëdhënia e tyre ka funksionuar./albeu.com/


Shtuar 18.05.2021 14:48