Feston ditëlindjen, Gold AG uron publikisht dashurinë e tij (FOTO LAJM)

Reperi Gold AG ka treguar gjithmonë në rrjete sociale sa i lidhur është me familjen e tij, ndërsa së fundmi është gëzuar pamasë pasi është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Ermira, i ka dhuruar Goldit dhuratën më të bukur të jetës, djalin të cilën e pagëzuan me emrin Gueril.

Sot, Ermira feston ditëlindjen ndaj reperi e ka uruar me fjalët më të ëmbla dedikuar asaj.

“Urime ditëlindjen dashni ❤”- shkruante Goldi krahas një fotoje me partneren në llogarinë e tij.

Një deklaratë e bërë disa muaj më parë e reperit Gold Ag u bë mjaft virale në rrjet, pasi ai u shpreh se nuk e lejoi bashkëshorten e tij të punonte gjatë shtatëzanisë. Mirëpo, kjo u keqinterpretua nga publiku i gjerë që e interpretoi sikur ishte reperi ai që vendoste për gruan e tij, Ermirën.

Së fundmi,në një intervistë për “Glamour Zonë” në Rtv Ora, Gold Ag tregoi versionin e vërtetë të kësaj deklarate duke shprehur se është gruaja ajo që e komandon atë.

Ester Bylyku: A je ti ai që merr vendimet në familje? Ti vendos për gruan tënde?

Gold Ag: Kohën kur unë e ndalova të punonte ajo ishte shtatzënë. Ajo kishte dëshirën për të punuar, ndërsa unë kisha frikë se mos infektohej. Kisha frikë të dyanshme, se mbase i ndodhte diçka e keqe edhe gruas edhe fëmijës. Edhe nëse ajo ka gabim për diçka unë nuk e ndaloj, thjesht i them që ka gabim. Unë i marr mendim për shumë gjëra, edhe përpara se të dali ndonjë këngë e re pyes rrethin tim, por i marr mendim edhe asaj. Pse mos ta pyes komandantin? (qesh)

Ester Bylyku: Portalet thonë: ‘Goldi ndalon gruan’, kurse ti thua ‘Më komandon gruaja’

Gold Ag: Ku ka më mirë. Më mirë të të komandojë gruaja se të tjerë. (qesh)

 


Shtuar 25.03.2021 14:17