Të afërmit heqin shpresat për Arjan Sulën: Të paktën t’i gjendet trupi, shteti fjeti gjumë

Zjarri i frikshëm që ra në një magazinë  ditën e djeshme, dyshohet se i ka marrë jetën një 30 vjeçari.

Edhe pse zjarri është fikur, vazhdon të ketë tej mase tym dhe të çlirohen gazra helmuese nga materialet që ruheshin në magazinë.

Ndërkohë ende kërkohet trupi i Arjan Sula, roje, i cili nga dje nuk gjendet pasi hyri për të shpëtuar të tjerë.

“Kanë flejt gjumë, kanë sjellë dy zjarrfikëse sikur po ujisin lulet, dhe kanë hap dy vatra për të çliruar tym,in se prishet ndërtesa po të ndërhyjnë më shumë. Jemi të pakënaq, do zoti të gjëjnë kufomën se jetën s’bëhet fjalë, se 24 orë të rrijë aty e pamundur të shpëtojë.
Turp turp. Gjynah djali i nënës. Nuk do lëvizim ku të shkojmë, s’na mban shtëpia brenda.”-wshtw shprehur tezja  e tij.

 

 

Shtuar 25.03.2021 02:03