Këngëtarja e dashur për publikun për shumë vite më rradhë, Eranda Libohova ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 53-të.
Eranda ka organizuar një festë goxha të madhe në këtë ditë të veçantë për të. Këngëtarja ka mbledhur mikeshat dhe të afërmet e saj, por në sy bie mungesa e motrës së madhe, Irmës. Kjo e fundit si për të bindur ndjekësit që nuk mori pjesë në festë ka publikuar një InstaStory ku tregon se ndodhet pranë detit.
Madje Irma Libohova ka munguar edhe në urimet e shumta në rrjet që u bënë për motrën e saj.
Tashmë dihet publikisht që motrat prej disa vitesh nuk gëzojnë marrdhënie të mirë edhe pse publiku do t’i mbaje mend gjithmonë si motrat Libohova në skenë./albeu.com/