Enca nuk heq dorë nga kultivimi i kanabisit? Veprimi i nxituar që zbuloi këngëtaren

Pas arrestimit për kultivim të bimëve narkotike dhe 1 jave paraburgim, Enca është rikthyer në rrjetet sociale menjëherë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Mirëpo ndjekësit duket se nuk kanë ndërmend ta harrojnë shpejtë historinë e 5 vazove me kanabis në ballkonin e shtëpisë së saj.

Ditën e sotme ajo publikoi disa foto në profilin e saj dhe ndjekësit nuk humbën kohë. Menjëherë njëri prej tyre i komentoi:

“Vazoja e boçes mirë, vazhdon të rritet”.

Enca nuk ia kurseu një përgjigje për të cilën u pendua shpejt.

“Qentë lehin, boçja rritet”, i shkruan këngëtarja duke e fshirë vetëm pak minuta më pas komentin./albeu.com/


Shtuar 14.10.2023 13:55