Eli Fara humbi nënën, e bija prek me fjalët për gjyshen e ndjerë (FOTO LAJM)

Eli Fara ka dhënë dje në rrjetet sociale lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës së saj.

“Ndërroi jetë nëna ime Vangjelia Bello Fara..E shtrenjta ime t’u prehte shpirti në paqe??❤️” – është shprehur ajo mes tjerash në pak rreshta ku ka ndarë edhe një foto bardhë e zi nga e cila nuk është e vështirë të dallohet ngjashmëria e këngëtarës me të ëmën.

Në rrjetet sociale ka reaguar edhe vajza e Eli Farës, Marina e cila duket se po  e vuan shumë ndarjen nga jeta e gjyshes së saj.

“Ti je këtu. Të shoh në sytë e dajës, të shoh në fytyrën e mamit. Të shoh brenda zemrës simë, ku do të jesh gjithmonë.”, shkruan Marina ndër shumë rreshta të tjera ku shpreh dhimbjen.


Shtuar 26.08.2021 14:20