Eksizton video e Gjikos që dëshmon abuzimin me të miturën? Reagon reperi (VIDEO)

Pasi mediat kosovare raportuan për një video që dëshmonte abuzimin seksual ndaj një të miture nga Gjiko, ka ardhur dhe reagimi i tij. Reperi mohon ekzistencën e videos pasi pretendon nuk ka abuzuar me askënd. Ai paralajmëron disa padi të tjera ndaj mediave, që sipas të cilit, po shpifin për të dëmtuar imazhin e tij.

Sipas “Gazeta Insajderi”, organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video se Gjiko, është i përfshirë në një rast të dhunimit të një vajze të mitur. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në qytetin e Prishtinës dhe sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën para se ta përdhunonte.