Ori Nebiaj ishte emri i ri i një prej opinionistëve në këtë sezon të tretë të “Big Brother VIP”, që u prit mirë nga publiku.
Mirëpo duket se kjo nuk do të zgjaste për shumë gjatë, pasi janë ngritur dyshime se ajo do të zëvendësohet nga ish banorja Einxhel Shkira, lajm i cili po qarkullon në platformën “X”.
Më tej thuhet në të njëjtin rrjet social se kjo është një provë për Einxhel pasi mund të jetë opinioniste deri në fund të këtij Big Brother-i.
Më shumë dyshimet i ka shtuar edhe vetë Einxhel nëpërmjet një postimi në “X” ku shkruan; “Shihemi nesër”.
Kujtojmë se emri i Einxhiel është propozuar edhe më herët për rolin e opinionistes vitin e kaluar para Zhaklin Lekatarit, por nuk dihen arsyet pse nuk kanë arritur dakortësi.