Aktorja e njohur Egla Ceno ka bërë së fundmi një postim në rrjetet sociale, ku ka treguar se ka përfunduar xhirimet e filmit “Përqafuesi”, në të cilin interpreton rolin e saj më të fundit në kinema.
Në mesazhin e saj, aktorja shprehet se ky projekt ka një rëndësi të veçantë për të jo vetëm për rolin, por edhe për bashkëpunimin me aktorin Gaz Paja dhe një ekip të ri artistësh.
Të lidhura
None found
Egla ka njoftuar gjithashtu se do të tërhiqet nga vëmendja publike për një periudhë kohore, duke kërkuar mirëkuptimin e mediave dhe publikut.
Ajo ka treguar se kjo është një fazë e vështirë në jetën e saj, e ndikuar ndjeshëm nga sëmundja e nënës, me të cilën familja po përballet prej disa muajsh. Për këtë arsye, thekson se nuk ndjen më nevojën të jetë “e fortë” në këtë moment dhe se ka nevojë për qetësi.
Në fund, aktorja falënderon publikun dhe kolegët për mbështetjen e vazhdueshme.

