Edhe këtë vit festoi 16-vjetorin, brenda ditëlindjes magjike të Greta Koçit (FOTO&VIDEO)

Këngëtarja Greta Koçi festoi  ditëlindjen. Ajo ka lindur më 26 shtator të vitit 1991 dhe mbushi ditën e djeshme plot 30 vjeç!

Për të festuar 30 vite jetë, artistja mblodhi bashkë të gjithë njerëzit e saj të zemrës.

Patjetër që nuk kishte si të mungonte në këtë festë as një dekorim i veçantë në ngjyrë rozë e surpriza të shumta nga miqtë dhe të ftuarit e artistes.

E menduar deri në detaje, ditëlindja e Gretës duket thjesht magjike. Dekorimi dhe çdo gjë e personalizuar e ka bërë më të veçantë ditën e saj të lindjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GRETA KOCI (@gretakoci1)

Në këtë përvjetor të shënuar edhe urimet kanë qenë po aq speciale për këngëtaren. E para që e uroi publikisht ishte motra e saj, Eni Koçi. Mosha e këngëtares Greta Koçi për një kohë të gjatë ka qenë një ndër batutat e preferuara të publikut shqiptar, pasi për disa vite me radhë Greta thuhej se mbushte 16 vjeç.  Edhe këtë ditëlindje kjo batutë ishte në qendër të rrjetit, por duket se Greta e ka marrë me shumë sportivitet e madje qirinjtë në tortën e saj ishin me numrin 16.

“Më në fund Greta mbushi 16 vjeç”, shkruan Eni Koçi nga festa e të motrës.


Shtuar 27.09.2021 08:34