Një skenë që përfshin Antonelën e “Për’puthen”, avokatin Spartak Ngjela dhe DJ Vin Veli dhe emrin e Bora Zemanit në “Top Arena” po bëhet së fundmi virale. Gjatë kësaj jave, të ftuar në programin sportiv kanë qenë Vin Veli dhe Ngjela. Ky i fundit ka zhvilluar një intervistë me Antonelën ku nuk kanë munguar pyetjet ngacmuese, lidhur edhe me simpatinë e tij ndaj figurës së Borës si moderatore.
Ndër të tjera, Antonela i drejtohet duke thënë “Meqë kemi edhe ish-burrin e Bora Zemanit këtu në studio, i bën gjithmonë, pasi dihet edhe botërisht se ti je i fíksuar pas saj, por si ka mundësi që erdhe herën e parë dhe nuk më bëre kompliment, por as tani…” Situata kalon me të qeshura dhe pas kësaj fjalën e mori Vin Veli, i cili iu drejtua Antonelës duke mohuar se ka qenë burri i Borës. “Është një replikë për Antonelën. Unë dhe avokati kemi një të përbashkët, se s’kemi qenë kurrë të martuar!”- u shpreh ai dhe tashmë videoja po shpërndahet kudo.
Bora dhe Vin Veli ndanë rrugët pas disa vitesh lidhjeje në 2017. Ata kanë një djalë të quajtur Arbor, prej të cilit ruajnë ende raporte miqësore me njëri-tjetrin. Madje pak javë më parë, për herë të parë që nga ndarja e bujshme dyshja u shfaq së bashku në publik në festën e abetares së Arborit. Nga ana tjetër, Bora prej disa muajsh i ka dhënë fund lidhjes me Donald Veshajn dhe momentalisht ka treguar se i është përkushtuar punës, kurse Vin Veli prej kohësh flitet për një lidhje me një vajzë të panjohur për publikun.