E pranoi çmimin nga i fejuari i saj, Katy Perry nuk reziston dhe i jep një puthje të zjarrtë në skenë Orlando Bloomit

Katy Perry dhe i fejuari i saj Orlando Bloom nuk mund të qëndronin larg njëri-tjetrit ndërsa shkëmbyen një puthje në skenë pasi ai i dha asaj çmimin ‘MTV Video Vanguard Award’.

Këngëtarja 39-vjeçare u nderua me çmimin për ‘kontributet e shquara dhe ndikimin e thellë’ në videot muzikore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards të mërkurën.

Çmimi iu dha nga i fejuari i saj Orlando, 47 vjeç, i cili bëri një dedikim të ëmbël për të fejuarën e tij ‘të dashur dhe të parezistueshme’ gjatë fjalimit të tij, shkruan DailyMail.

Kohët e fundit, Katy kishte përfunduar në titujt e mediave rozë për komentet e saj të guximshme rreth jetës së saj seksuale me Orlandon, dhe nuk mundi të rezistonte së bëri një shaka tjetër të tipit X gjatë natës.

Ajo më parë në një intervistë të guximshme, ishte mburrur për kryerjen e një akti seksual mbi të si një mënyrë lozonjare për ta shpërblyer atë për kryerjen e punëve shtëpiake.

Katy Perry, e veshurme një pamje të bardhë të çrregullt nga “Who Decides War” që theksonte muskujt e saj të tonifikuar të barkut, falënderoi përsëri Orlandon për ‘larjen e enëve’ ndërsa u referua tek komentet e saj të mëparshme virale rreth mënyrës se si falënderon atë për kryerjen e punëve shtëpiake.

Çifti tregoi se gjërat mes tyre janë ende pikante, pasi e shpërfaqën dashurinë e tyre edhe në skenë gjatë ceremonisë së çmimeve, MTV VMA 2024.

Orlando, duke parë me dashuri Katy-n e veshur në një stil që theksonte trupin e saj të tonifikuar, e përshëndeti atë në skenë me një hyrje të ndjerë përpara se ajo të merrte çmimin e saj dhe të performonte.


Shtuar 12.09.2024 12:46