Ajo është një ndër emrat më të komentuar në showbiz. Është fjala për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. Prej kohësh është përfolur se është në pritje të ëmbël, por vetëm dje vendosi që ta pranonte përmes një postimi në profilet e saj në rrjetet sociale.
Foureira ka postuar një foto ku shihet e shtrirë me partnerin e saj, ish- futbollistin Alberto Botia, teksa bie në sy barku i rrumbullakosur.
Prej disa kohësh qarkullonin zërat se Eleni Foureira dhe ish-futbollisti do të bëhen prindër për herë të parë, por vetë çifti nuk e kishte konfirmuar.
33-vjeçari, Botia është një produkt i akademisë së Barcelonës dhe ka luajtur në sezonin 2009-2010 me katalanasit për të kaluar më pas në skuadra si Sporting, Sevilja dhe Elçe. Kulmin e karrierës e ka arritur në Greqi me Olimpiakos, aty ku u njoh edhe me Foureiran.