Revolta e të rinjve kundër Ramës/ Pedagogët sërish protestojnë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve

Ditën e sotme, pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë në mbështetje të studentëve, të cilët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një numër i lartë pedagogësh, janë bërë bashkë për të shprehur solidaritetin me studentët dhe për të mbështetur kauzën e tyre. Organizimi i protestës pritet të nisë përpara Universitetit Politeknik të Tiranës.

Të lidhura

None found

Pedagogët kanë dënuar gjithashtu dhunën policore ndaj të rinjve gjatë ditëve të fundit të protestave, duke shprehur shqetësimin për mënyrën se si është menaxhuar situata.

Në mbështetje të kërkesave të studentëve, pedagogët kanë ndërmarrë edhe një nismë përmes një peticioni, ku bëhet thirrje që zëri dhe kërkesat e të rinjve të dëgjohen.

Më herët, edhe sindikata e pedagogëve ka reaguar publikisht për situatën e krijuar gjatë protestave studentore, duke shprehur shqetësimin për zhvillimet dhe duke dënuar atë që e cilëson si dhunë policore ndaj protestuesve.


Shtuar më 23.10.2026 07:25