Që pas daljes nga “Big Brother Vip”, Beniada Nishani është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Në çdo intervistë që modelja ka dhënë, nuk është prononcuar për jetën e saj sentimentale.
Por së fundmi ka qenë kolegu i saj, moderatori Edi Manushi, ai i cili ka bërë një deklaratë në lidhje me jetën private të Beniadës.
Gjatë emisionit “E diell” Manushi tha se modelja është në një lidhje.
“Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali, por nuk e di si ecin gjërat”, tha ai, ndërsa Beniada u kundërpërgjij duke thënë: “Unë për Manushin jam e lidhur me një avokat në Itali. Por unë dua emrin, kush është ky avokat”
Por biseda nuk mbaroi me kaq, pasi Manushi u shpreh se “do t’ia nxjerrë të gjitha të palarat.”
“Mos më bëj ta them se ka emër, mbiemër dhe e kam parë te telefoni jot. I kam shkruar unë dhe ti e ke fshirë në sekondë. Do t’i nxjerr të gjitha të të dalin të palarat”, i tha Manushi.
Më parë Beniada pati folur për jetën e saj personale dhe atë profesionale duke rrëfyer se është lënduar nga një mashkull i cili nuk ka qenë shqiptar. Gjatë fjalës së saj, Beniada tha se e dëshiron martesën si dhe të ketë 3 fëmijë.
View this post on Instagram