Alex Rodriguez është përfolur së fundmi se ka kontaktuar me një vajzë të famshme, Madison LeCroy pas ndarjes nga Jennifer Lopez. Fjalët i përhapi vetë vajza në fjalë, e cila gjatë një show televiziv deklaroi se ai e ka kontaktuar dhe kanë biseduar, por asgjë më shumë.
“Ai më kontaktoi dhe po, biseduam, por asgjë më shumë nuk ndodhi. S’e kam parë kurrë dhe s’e kam prekur fizikisht”-tha Madison.
Mirëpo burime për “Us Weekly” i hodhën poshtë këto thashetheme duke treguar se A.Rod është përqëndruar tek biznesi dhe familja e tij.
“Nuk e dimë se kush dëshiron të përfitojë nga këto histori fallco. Alex është i përqëndruar në bizneset e tij dhe tek familja”-tha burimi.