Me puthje pasionante, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i japin fund thashethemeve

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund thashethemeve se janë ndarë me një puthje, ndërsa ndodhen në Republikën Dominikane.

Të ndarë? Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i japin fund thashethemeve

Ata kanë pranuar se po punojnë në lidhje me disa gjëra në marrëdhënien e tyre, por duket se çdo gjë po shkon drejt zgjidhjes.

Çifti duket se po shfrytëzojnë kohën në Republikën Dominikane edhe për të pushuar, ndërsa Jennifer e përshëndeti të dashurin e saj me një puthje, pasi e pa atë të kalonte afër saj.


Shtuar 18.03.2021 10:21