E di ajo që kërcet druri/ Deklarata e këngëtares për vajzën e saj 12-vjeçare shkakton reagime të ashpra (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Soni Malaj, është një personazh publik që rrallë herë flet për vajzën e saj Ana, e cila aktualisht është 12-vjeçe. Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e njohur është kritikuar nga fansat, lidhur me një deklaratë që ajo ka thënë në lidhje me vajzën e saj.

Ajo ka folur për mëmësinë dhe rregullat që ajo i ka vendosur Anës, duke shtuar gjithashtu se ndonjëherë kërcet druri, deklaratë që nuk është pritur aspak nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

“Jam munduar gjithmonë ta bëjë të kuptojë se ka një ndryshim mes Sonit si këngëtare në skenë dhe Sonit si mami në shtëpi. I flas gjithmonë që të kuptojë se edhe nëse mami vishte veshje provokuese nëpër performanca për të nuk ka shanse të ndodhë. Jam e rreptë”, ka thënë ndër të tjera Soni.

Malaj theksoi se Ana nuk ka telefon edhe pse është 12-vjeç, por pranon se nuk e ndalon dot ekspozimin e saj ndaj rrjeteve sociale në klasë me shokët e shoqet.

“Ana e di që mami është nga Tropoja dhe është shumë fanatike. E di ajo që kërcet druri ndonjëherë dhe unë nuk toleroj shumë”, ka thënë Soni duke qeshur.

Mirëpo, kjo deklaratë e këngëtares është kometuar shumë dhe nuk janë pak nga ata që shprehen të habitur për mënyrën si Soni flet për dhunën në vitin 2024-ën.

“Çfarë është kjo kërcet druri në 2024-ën”? – shkruan një përdoruese e TikTok.

“Nuk e di a e ke marrë parasysh që kjo fjalia për kërcitjen e drurit do e lëndojë vajzën tënde dhe mbase do bullizohet për këtë që ke thënë”, shkruan një tjetër.

Edhe komente të tjetra e kritikojnë këngëtaren për deklaratën duke e quajtur kontradiktore, ndërsa ka edhe nga ata që e justifikojnë shprehjen dhe veprimin e Sonit, duke deklaruar se vetëm ashtu rritet fëmija.

 


Shtuar 22.03.2024 12:18