E dhimbshme! Në ditën që u bë nënë Arbenita humb babain (FOTO LAJM)

Arbenita dhe Fero janë zyrtarisht prindër!

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fund dhe në mëngjesin e djeshëm, Arbenita ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën cifti e ka pagëzuar me emrin Nina. Ajo ka publikuar një foto në Instagram menjëherë pas lindjes, ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen. Imazhin e saj ajo e ka mbuluar me figurën e një zemre, për të rujatur privatësinë e vajzës së porsalindur.

“24.04”, ka shkruarArbenita përkrah fotos, duke zbuluar kështu ditën e ardhjes në jetë të vajzës.

Kjo ditë e shënuar, u shoqërua me një tragjedi familjare për Arbenitën pasi në këtë ditë ajo humbi të atin si pasojë e Covid19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur motra e Arbenitës, përmes një postimi në Facebook.

‘Unë kam raportu me gjakftohtesi vazhdimisht per rastet e reja me Covid dhe viktimat.

Nje nga viktimat sot u bo edhe babi jem, motivi i jetes teme, pa te cilin sedi a do te gjej force me per jete Allahu n’Xhenet o babaluq i jem… Shume e luta Zotin veq edhe nja tre muj me tlon me ne, se kurre nuk tu nda puna e spatem mundsi me u knaq’, ka shkruar motra e Arbenitës

Babai i modeles ka qenë prej ditësh në betejë me virusin në qendrat e trajtimit në Maqedoninë e Veriut.

Ngushëllime familjes!


Shtuar 25.04.2021 08:04