Që me daljen e tij të parë në ekran, në emisionin “Përptuhen” ajo ç’ka rrëmbeu vëmendjen të Atdheu ishte pikërisht look-u i tij me flokët e gjata. Por ditën e djeshme, një foto e tij ku kishte prerë flokët qarkulloi me shpejtësi në rrjet.
Nëpërmjet disa postimeve të tij në “Instagram”, ai ka njoftuar se mamaja e tij vuante nga kanceri për një kohë të gjatë dhe kjo gjë ka bërë që ai të doje të solidarizohet.
Të lidhura
None found
Ai tha se ka vendosur të dhurojë flokët e tij për paruke, për të gjithë ata që vuajnë nga kanceri.
“Më keni pyet shumë arsyen pse kam vendos me i heq flokët, e vetmja arsye është që kisha kohë që doja me i heq kur m’u smur nëna ime gjëja më eshenjtë në jetën time me sëmundjen e kancerit por nuk më la me i heq atëherë.
Dmth që doja të solidarizohesha me nënën time por falë Zotit është mirë me shëndet. Tash një ditë isha me repartin e onkologjisë bashkë me nënën dhe pashë gjithë ato gra ato nëna që vuajnë nga kjo sëmundje u ndjeva shumë keq dhe vendosa t’i heq flokët e mija dhe i dhurova për këto nënat tona që të bëhet paruke për ndonjërën nga ato.
Të njejtën gjë vendosi ta bëjë dhe vëllai im sot, unë i kam dhuru në Shqipëri, vëllai do i dhurojë këtu në Kosovë. Zoti i ruajt të gjitha nënat tona kush vuan nga kjo sëmundje, dasht Zoti e kalojnë shpejt.”





