Dua Lipa kapet “mat” me aktorin e njohur

Këngëtarja, Dua Lipa është duke shijuar një tjetër histori dashurie. Pas përfundimit të lidhjes së saj të fundit me Romain Gavras, e cila zgjati thjesht 6 muaj, këngëtarja shqiptare si duket ka nisur një tjetër lidhje, me aktorin Callum Turner.

Ajo dhe 33-vjeçari janë kapur “mat” pasi morën pjesë në një festë pas premierës së serialit të ri televiziv  “Masters of the Air” në Los Angeles, të mërkurën mbrëma.

Nga disa video amatore të kapura kështu cepash, këngëtarja dhe Callum shihen të përqafuar dhe shumë të afër me njëri-tjetrin, pamje të cilat të lënë të dyshosh se mes tyre ka diçka.

Callum është pyetur nga mediat se çfarë po ndodh mes tij dhe Dua-s, por preferoi të mos thoshte asgjë, por thjesht të shkonte.