“Do ngelet një mik i zemrës!” Semi Jaupaj pranon ndarjen nga Bojken Lako (FOTO LAJM)

Kantautori i njohur Bojken Lako dhe këngëtarja Semi Jaupaj  janë ndarë.

Këtë e ka pohuar vetë Semi ditën e sotme në “Kënga Magjike”, ku merr pjesë me këngën “Jetike”. Në intervistën e zhvilluar me Ardit Gjebrean, ajo u pyet “A je akoma me Bojkenin?” dhe përgjigja e Semit ishte:

“Bojken do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”

Lidhja mes tyre u zbulua nga mediat në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç. Megjithatë, romancën mes tyre të dy kanë preferuar ta ruajnë me fanatizëm dhe të mos ndajnë shumë detaje me publikun.

 


Shtuar 9.05.2021 18:41