Kryeziu shënon supergol në minutën e dytë, Egnatia kalon në avantazh ndaj Dinamos (VIDEO)

Egnatia e ka nisur me gol përballjen me Dinamon në javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Kryeziu shënoi në minutën e 2-të, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë 0-1 ndaj kryeqytetasve.

Takimi po luhet në “Elbasan Arena”, me Juxhin Xhajën arbitër kryesor. Ai dha sinjalin e nisjes së ndeshjes në minutën e parë.

Të lidhura

None found

Formacioni zyrtar i Dinamos: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Lorran, Vila, Alhassan, Qefalija, Malomo, Rifa, Silva-Richards. Trajner: Ilir Daja.

Formacioni zyrtar i Egnatias: Tandilashvili; Smajli, Sota, Ajeti, Ndreca, Fernando, Diabate, Duka, Kryeziu, Albanese, Montenegro. Trajner: Nevil Dede.


Shtuar më 25.10.2026 18:42