Konsiderohet si një nga vajzat më tërheqëse të showbizzit shqiptar. Arta Nitaj, e cila u bë e njohur me rolin e saj në serialin ‘’O sa mirë’’, është mjaft e komentuar. Tërheq gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj provokuese, por së fundmi ka zbuluar një anë tjetër të saj.
Aktorja ka publikuar një fotografi ku ka qenë shumë e vogël. Arta ka ruajtur edhe sot po ato tipare të ëmbla si kur ishte fëmijë. “Arta e vogël’’, ka shkruar modelja krahas fotos së ëmbël.