“Do e kapja veten me shpulla”, si asnjëherë më parë, Iva Tiço rrëfehet për krizën që ka kaluar (FOTO LAJM)

Gazetarja Iva Tiço ishte e ftuar te “Rudina” në Tv Klan ku foli për jetën e saj personale. Ajo u ndal konkretisht te të 20-at e saj duke thënë se ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të.

Iva u shpreh se atëherë ka kaluar krizat më të mëdha sepse e mundonin shumë pyetjet rreth të ardhmes së saj. Ajo shtoi se nëse do takonte veten 20-vjeçe do e kapte me shpulla.

“Në të 20-at unë personalisht kam pasur krizat më të mëdha, sepse ishin krizat çfarë do bëhet me mua, çfarë do bëhem kur të rritem. Ndërkohë që je rritur dhe duhet të zgjedhësh një drejtim, të gjesh një punë, si të mbash punën dhe gjithë të tjerat. Jo më larg se dy tre ditë isha me një mikeshën time dhe na doli kjo bisedë, çfarë do i bëje vetes po ta takoje 20-vjeçe, të dyja thamë me një gojë, do e kapja me shpulla. Unë nuk e mbaj mend shijimin e atyre viteve. Sigurisht kam fotografi, kam gjëra që më tregojnë se kam jetuar, por kanë qenë vite të mbushura plot me ankthe, plot me sakrifica, me punë nga mëngjesi deri kur mbaronte gazeta që shkonte në shtypshkronjë deri në 12 natës. Tani po të kthehesha prapë, sigurisht që mund ta bëj, por them jo faleminderit. Ishte një lloj ‘gavete’ që duhet ta bëja që atë arrija komoditetin që kam tani. Në të 40-at le të jemi edhe pak egoistë, gjithë këto që ke mbjellë në 20 vitet e shkuar tani ke mundësi t’i shijosh, t’i përkushtohesh dhe pasioneve të tua”, tha gazetarja.


Shtuar 1.10.2022 09:29