Dita e shumëpritur për Parashqevi Simakun, artistja pret të takojë të birin

Është me të drejtë kryefjalë e çdo medie në vendin tonë. Parashqevi Simaku vijon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi pas shumë vitesh u rishfaq në publik.

Ishte Elton Ilirjani, biznesmeni i njohur ai që mori përsipër rimëkëmbjen e saj duke i gjetur fillimisht një ambient për të qëndruar e mandej për t’i siguruar takimin me djalin.

E pikërisht duket se dita e shumëpritur ka ardhur. Nesër, në datën 4 janar të vitit të ri pritet të Parashqevi Simaku të takojë të birin, Luka. 15 vite pa e parë, nesër mund t’i bëhet realitet dëshira e madhe divës së muzikës shqiptare.

Ajo qëndroi po aq kohë në një stacion treni me shpresën se mund të takonte të birin pas divorcit me ish bashkëshortin Robert Nolfe. Një histori sa e bukur aq dhe e trishtë, por me gjasë nesër do t’i vihet “kapak” me një fund të lumtur. Le të shpresojmë kështu…


Shtuar 3.01.2025 16:08