Dikur çift, Ledri Vula tregon si e ka marrëdhënien me Dua Lipën

Dua Lipa dhe Ledri Vula para shumë vitesh ishin në një lidhje, e cila u përfol se kishte marrë fund si pasojë e angazhimeve të reperit me koncerte në vende të ndryshme, ndërsa Dua jetonte në Londër.

Dyshja vazhdon të mbajë kontakte edhe pse Ledri tanimë është bërë baba dhe Dua është në një lidhje serioze. Këtë gjë e bëri të ditur vetë reperi, i cili së fundmi ishte i ftuar në “Robi plaket kur don vet” të Robert Berishës.

“Dua është shumë e kujdesshme, më shkruan, më ka shkruar për ngushllime, për këngën “I vogël” etj”, ka thënë Ledri, i cili ka shtuar se për sukseset e saj ska çka të flitet pasi ato tashmë dihen dhe janë të njëpasnjëshme edhe me çmime ndërkombëtare.

Familja Lipa dhe Vula kanë treguar prej kohësh se kanë një marrëdhënie për t’u patur zili. Ata shpesh kalojnë kohë bashkë dhe pas çdo vizite që bën Dukagjin Lipa në Kosovë takon edhe familjen e Ledrit. Sot ata kanë mbetur shokë dhe kanë njohje familjare, aq sa simpatinë për Duan, nuk e ka humbur as e ëma e Ledrit, Xheraldina, e cila kohë më parë postonte arritjet e këngëtares.

Shtuar 24.05.2021 15:27