Debate dhe përplasje fizike me vjehrrën, Zayn Malik i frikësohet betejës për kujdestarinë e vajzës (FOTO LAJM)

Zayn Malik është zotuar të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur betejën ligjore për kujdestarinë e vajzës së tij me Gigi Hadid, pasi përflitet se sulmoi nënën e saj, Yolanda Hadid. Çifti thuhet se janë ndarë pas spekulimeve se këngëtari ka dhunuar Yolanda-n pas një zënke në shtëpinë e tij.

Ish-anëtari i One Direction thuhet se është thellësisht i shqetësuar për të ardhmen e familjes së tij pas mosmarrëveshjes, ndërsa thuhet se po planifikon të luftojë për të shmangur kujdestarinë me Khai-n.

Burimet janë shprehur për “The Mirror” se Zayn dëshiron që të bashkë prindërojë vajzën me Gigi-n por Yolanda potencialisht mund të bëjë një lëvizje ligjore rreth kujdestarisë. Këngëtari thuhet se është përplasur me vjehrrën e tij në Janar të këtij viti pasi kjo e fundit publikoi një foto, ku shfaqej fytyra e Khai-t.

Ndërkohë, së fundmi, nëna e modeles pretendoi se muzikanti e kishte goditur gjatë debatit të tyre të fundit. Zayn e ka mohuar sulmin ndaj Yolandës. Sipas US Weekly, gjërat kishin qenë të tensionuara për një kohë të gjatë gjatë lidhjes gjashtë vjeçare por situata u agravua pas incidentit me Yolandën.


Shtuar 1.11.2021 09:49