Dalin pamjet, Andi dhe Melisa martohen zyrtarisht? (FOTO LAJM)

Melisa Lleshi dhe Armando Shehi mund të jenë martuar. Edhe pse në program ata nuk u deklaruan si çift, konkurrentë dhe media të ndryshme  të shumta kanë zbuluar se ata janë në një lidhje. Teksa dyshja është kapur shpesh “mat” së bashku, foto të cilat janë të shumta në Internet.

Melisa dhe Andi e kanë vazhduar njohjen jashtë programit e fotot e fundit ngrenë dyshimet se mund të jenë martuar. Në një fotografi të publikuar shihet Melisa bashkë me Andin veshur me veshje serioze të ulur në një tryezë.

Vetë Andi dhe Melisa nuk kanë reaguar lidhur me marrjen e një hapi kaq të rëndësishëm në jetën e tyre.

 


Shtuar 19.04.2021 10:08