Ç’po ndodh? Zbulohet aryseja pse Lori Hoxha u shfaq në BBC (FOTO LAJM)

Lori Hoxha ka marrë një vëmendje të madhe së fundmi! Ajo ka publikuar disa “story” nga zyrat e BBC në Londër.

Lori ka bërë me dije se diçka pritet që të ndodhë. “Subjekti: Big Brother VIP Albania”, ka shkruar ajo në një nga postimet e saj.

Në një nga fotot e postuara, Lori ka shkruar gjithashtu: “Jam në sezonin: tani çdo gjë do bëhet më mirë”. Kaq ka informuar Lori duke mos bërë me dije të tjera detaje.

Më herët, Lori ka komentuar shpesh edhe suksesin e “Big Brother VIP Albania”. Jo vetëm kaq por ajo ka rrëfyer më herët gjatë një interviste se cfarë mendimi kishte për banorët, të cilët menjëherë pas daljes nga shtëpia ‘ia hidhnin’ fajin produksionit për largimin e tyre.

“Direkt produksionit nuk i kanë komentuar asgjë, karikohen pas daljes nga komentet e njerëzve. Humbja nuk është e lehtë, nuk e gjejnë gabimin te vetja, por pastaj e kuptojnë”, ka thënë Lori.

Lori ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas” më herët, ku foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale.

Ajo u pyet se si është të jesh në drejtimin e “Top Channel”.

“Privilegj shumë i madh, kam gjithë jetën që përgatitem për këtë. Është intensitet shumë i madh po dhe kënaqësi shumë e madhe”, tha Lori më herët.


Shtuar 22.06.2022 10:44