Ç’po ndodh? Pas ndarjes nga Bearti, Tea gjen ngushëllim te autorja e Përputhen

Pas ndarjes së “çiftit” të shumë përfolur Tea dhe Andi, publiku dhe fansat ushtruan një presion të madh mbi ta me komente negative. Nuk kaloi shumë kohë dhe në llogaritë e tyre të Instagramit ata hodhën akuza mbi produksionin ku thuhej se ata i kishin detyruar të gënjenin publikun.

Po dukej se armiqësia mes Teas dhe produksionit u shua kur ajo ishte e ftuar së bashku me ish-të dashurin e saj, Beartin në një nga episode në Përputhen Prime. Lidhja e Teas dhe Beartit shokoi rrjetin kur dyshja e bëri krejt papritur publike. Por njësoj papritur u njoftua nga të dy edhe ndarja në rrjetet sociale.

Në foton e fundit në instastory-n e Teas ajo shfaqet në një kafe me autoren e programit Olsa Muhameti.

“Pyesni Olsën se çdo bëhet të hënën”, shkruan Tea krah fotos.

E ndërkohë që Olsa lajmëron se të hënën do të ketë risi./albeu.com/


Shtuar 2.04.2021 13:50