Çfarë po ndodh mes Irmës dhe Erandës? Detaji nga përçarja e motrave Libohova (FOTO LAJM)

Motrat Libohova, shumë të dashura dhe popullore me publikun e tyre, zgjodhën të heshtin për lajmet e bujshme se mes tyre marrëdhënia nuk është fort e mirë.

Prej vitesh Irma dhe Eranda nuk shiheshin gjëkundi në shoqërinë e njera-tjerës dhe prania e tyre mungonte edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale. Gjithashtu Irma nuk mori pjesë as kur e motra u zgjodh “Mjeshtëri i Madh” nga Presidenti dhe miq e familjarë gëzuan për të.

Por ndjekësit nuk i lëne rehat duke ja kujtuar në çdo veprim në profilet e tyre në rrjetet sociale. Të gjithë fansat e motrave Libohova shprehen të zhgënyer nga përçarje e tyre dhe këshillat për tu bashkuar janë nga më të ndryshmet.

“Shumë këngëtare e mirë. Po fol me motrën se asht gjysa e zemrës tane e hani mandarinat bashkë shumë respekt për ty e motrën tane jeni yjet e muzikës në trojet shqiptare”, shkruan një ndjekëse së fundminë profilin e Erandës e cila ka publikuar një foto në pemën e madarinës.

Motrat preferojnë që këto komente të ndjekëvse t’i largojnë me shpejtësi nga profili i tyre, por janë të shumta në numër dhe ndonjë mund t’i shpëtojë./albeu.com/


Shtuar 27.01.2022 15:26