Çdo centimetër ka rëndësi: Truku i përdorur nga Kate Middleton e kthen çdo grua në një perëndesh

Se sa të rëndësishme janë detajet në dukje të vogla për pamjen e një femre, ndoshta më së miri tregohet nga shembulli i Kate Middleton.

Edhe ata që nuk e duan duhet ta pranojnë se ajo ka stil dhe është gjithmonë e veshur në mënyrë perfekte.

Gjithashtu, përveç rasteve shumë të rralla, nuk do ta shihni Kate pa taka në këmbë.

Ata që i kushtuan vëmendje, vunë re se ajo pothuajse gjithmonë vesh këpucë me ngjyra të njëjta, dhe lartësia e takave është gjithmonë e njëjtë.

Rupert Sanderson, stilisti i këpucëve të veshura nga Dukesha e Kembrixhit, tregon se ato janë taka dhjetë centimetra, por edhe se Kate nuk e zgjedh rastësisht atë lartësi taka.

Ky stilist pretendon se “magjia ndodh” kur një grua vesh taka të kësaj lartësie, koka është e ngritur, të pasmet janë pak të zgjatura, shpatullat janë pak më të gjera dhe muskujt e janë më të spikatur.

E gjithë kjo, sigurisht, kontribuon në një siluetë më të bukur, por Sanderson thekson se kjo lartësi ideale e takës i ndihmon edhe gratë të ndihen më të sigurta.

Çfarë thotë shkenca për lartësinë e thembrave?

Shkenca ka vërtetuar se pikërisht kjo lartësi prej dhjetë centimetrash taka i ndihmon femrat të ndihen më të fuqishme, por ato kanë edhe një efekt tjetër, forcojnë këmbët.

Takat dhjetë centimetra, ka treguar një studim i kryer në vitin 2015, forcojnë kyçin e këmbës në një deri në tre vitet e para të veshjes së këpucëve me këtë lartësi thembra.

Profesor Dr. Ji Jong-Seok, i cili ka punuar në këtë studim, theksoi se është mirë që herë pas here të vishni këpucë me taka të larta, sepse pas katër vitesh që keni veshur vazhdimisht taka të tilla, ekuilibri juaj përkeqësohet dhe bëheni më të prirur ndaj lëndimeve.

Një studim interesant që u publikua këtë vit tregoi se njerëzit i perceptojnë gratë që veshin taka të larta si të një statusi më të lartë shoqëror sesa ato që veshin taka më të ulëta.

Përveç kësaj, hulumtimet tregojnë se veshja e këpucëve të sheshta, është më e keqe për shëndetin e këmbës sesa veshja e këpucëve me taka. Çështja është se takat ofrojnë më shumë mbështetje për këmbët sesa këpucët e tjera të lartpërmendura, thonë mjekët. /albeu.com/


Shtuar 13.07.2022 09:40