Bye-bye Chiara, Fedez del hapur me të dashurën e re!

Fedez është parë në Monte Carlo në shoqërinë e modeles Garance Authié. Këngëtari pas ndarjes me Chiara Ferragni-n, duket se ka gjetur sërish lumturinë përkrah një modeleje franceze, me të cilën është parë në GP të Formula 1.

Ndarja e Chiara Ferragni-t dhe Fedez-it ka ngjallur shumë diskutime në media. Ferragni ka mohuar se ndarja është strategji për të larguar vëmendjen nga rasti Balocco, duke e cilësuar këtë hipotezë si ofenduese. Përkundrazi, ajo i mëshoi se është vendim personal i motivuar nga arsye intime. Ferragni është shprehur e indinjuar për spekulime të tilla, duke deklaruar se e vërteta është shtrembëruar nga mediat dhe se shqetësimi i vetëm është familja dhe privatësia e saj.


Shtuar 28.05.2024 19:21