Butrint Imeri ka pranuar për herë të parë lidhjen me Kiara Titon. Këngëtari ka qenë përfolur shumë për një romancë me moderatoren por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar se ka pasur diçka mes tyre. Së fundmi, i ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ai u pyet për arsyen e ndarjes dhe këngëtari dhe përgjigjen duket “harruar” se nuk e kane pranuar lidhjen asnjehre.
“Nuk ka pas asnjë arsye pse jena nda po ajo ka shku rrugës vet unë rrugës tem”, tha Butrinti duke konfirmuar kështu për herë të parë se ka pasur lidhje mes tyre. Ndërkohë, e pyetur më parë lidhur me këto thashetheme, moderatorja e njohur i ka mohuar vazhdimisht.