“Burrë, jo llafe”, nënkomisarja e famshme e Elbasanit mahnitet pas Putinit

Anisa Kostani, emri i nënkomisares mund t’ju tingëllojë mjaft i njohur pasi zuri titujt kryesorë të mediave pak muaj më parë me kërcënimin e saj të hapur për gazetaret se do “do përfundoni nën rrota”.

Pas kësaj erdhi edhe pezullimi i nënkomisares nga nga vetë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Por Kostani u rikthye në detyrë shpejt dhe tashmë edhe me 21 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram të cilëve u ekspozon vazhdimisht jetën e luksit nga makinat e shtrenjta apo udhëtimet e shpeshta.

Së fundmi ajo u ka treguar ndjekësve të saj “fiksimin” që ka për Presidentin rus, Vladimir Putin.

“Burrë jo llafe”, shkruan ajo krah disa fotove të Putin.

 

 

 


Shtuar 28.09.2023 15:21