Brenda gardërobës gjigante të Elita Rudit, moderatorja bën gjestin e bukur (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur nga Kosova, Elita Rudi, edhe pse nënë e dy fëmijëve të vegjël, gjen ndonjëherë kohë për veten dhe fansat e saj të shumtë.

Ditën e sotme, ajo ka zbuluar përmes postimeve në “Instastory” se ka vendosur që të sistemojë gardërobën e saj. Vihet re se dollapi i saj është aq i madh, sa duket se do humbasësh në të.

E teksa po vendos rregull në gardërobën e saj, një ndjekësi i ka sugjeruar asaj që rrobat mos t‘i hedhë, por t’ua falë personave që kanë nevojë. E mesa duket kështu kishte menduar edhe vetë Elita.

“Rrobat te krevati që po shihen, të gjitha i kam ndarë për personat që unë i njoh që kanë nevojë për të ju dhuruar”, i përgjigjet publikisht moderatorja, ndjekëses së saj.

Më pas Elita u bën thirrje të gjitha nënave që kanë nevojë për xhinse të shtatzënisë, t’i shkruajnë në DM.

“Nëna e cila ka me të vërtetë nevojë për xhinse dhe hellanke të shtatzënisë ju lutem të më kontaktojnë në DM”, ka shkruar bukuroshja brune.


Shtuar 13.04.2021 15:50