Bora Zemani s’largohet nga Top Channel! Ky është programi i ri që do moderojë

Bora Zemanin do ta shohim edhe këtë sezon në “Top Channel”. Ajo rikthehet në ekran në sezonin e ri televiziv me një format tërësisht të ri.

Sipas mediave, ajo të marrë drejtimin e një game show që pritet të nisë çdo të dielë në ekranin e Top Channel. Ishte Lori ajo që la të nënkuptohej përmes një ask në instagram se do të vijë një format i tillë në ekranin e Top Channel këtë sezon.

Nga ana tjetër Bora duket se ka nisur provat, pasi ditën e djeshme ka ndarë disa pamje, ku duket se po bëhet gati për programin e ri, ndryshe nga sa u përfol në media se ajo u la jashtë programeve të Top Media këtë sezon.


Shtuar 12.09.2024 11:15