Nuk është e thënë që Shën Valentinin ta festoni vetëm me partnerin/partneren por për këdo që ju mbush me dashuri. Bora Zemani e vërtetoi këtë dhe mbrëmjen e kaluar festoi vetëm me mikeshat.
Me anë të disa fotografive në Instagram, Bora shfaqet shumë e lumtur pranë shoqeve dhe tregon se ato ishin Shën Valentini i saj.
Në foto moderatorja shfaqet e veshur shumë elegante me një kostum të bardhë e flokët e kapur.