Beyonce rrallë herë bën intervista, megjithatë kur e bën ka patjetër diçka të rëndësishme për të treguar
Super-ylli i popit është subjekti i kopertinës GQ, për numrin e tetorit, në një histori të titulluar, “Biznesi i të qenit Beyoncé Knowles-Carter”, ku ka reflektuar jetën dhe karrierën e saj.
Prej vitesh në fokusin e paparacëve dhe dritave të skenës këngëtarja amerikane tregoi se ka qenë kundër vendimit që e bija, Blue Ivy tashmë 12 vjece, të ecë në hapat e saj.
“Blu është një artiste. Ajo ka shije të madhe në muzikë dhe modë. Ajo është një redaktore, piktore dhe aktore fantastike. Ajo ka krijuar personazhe që në moshën tre vjeçare, është e natyrshme, por unë nuk e doja Blue në skenë”. Megjithatë Blu e donte për vete. Ajo e mori seriozisht dhe e fitoi.
Dhe më e rëndësishmja, ajo u argëtua! Ne të gjithë e shikonim atë të rritej gjithnjë e më shumë çdo natë para syve tanë”, u shpreh artistja si një nënë krenare.
Me një karrierë tashmë prej tre dekadash, Beyoncé e di se sa e vështirë mund të jetë industria e muzikës, veçanërisht për gratë e reja.
“Ishte një kohë kur e shtyja veten për të përmbushur afate joreale, ndërkohë që nuk merrja kohë për të shijuar përfitimet përse po punoja kaq shumë. Nuk ka shumë prej nesh nga fundi i viteve ’90 që u mësuam të fokusoheshim në shëndetin mendor”, reflektoi ajo.
“Atëherë, kisha pak kufij dhe i thashë po çdo gjëje. Por unë i kam paguar detyrimet e mia njëqindfish.”
Ndërsa suksesin ndër vite, Beyonce ia atribuon instinkteve të saj krijuese.
“Muzika e mirë dhe mesazhet e forta nuk do të dalin kurrë nga moda”, theksoi ajo.