Historia e Stines dhe Grazias nuk ka qenë asnjëherë e qartë për publikun. Ata janë munduar ta mbajnë larg kamerave edhe pse pjesë të historisë janë bërë publike.
Stine dhe Grazia janë prindër të një vajze, Estias e cila është bërë shkak edhe për ribashkimin pas ndarjes së çiftit. Tashmë është e ditur se Stine dhe Grazia jetojnë bashkë dhe janë një familje.
Por sipas saj, motra e Sitnes, gjithashtu këngëtare, nuk ka qenë kurrë mbështetje për atë dhe Stinen.
Grazia ka habitur së fundmi me disa postime në Instagram ku ka marrë shkak nga intervista e saj e fundit në Soiree së bashku me Stinen.
Alida shprehet se Stine ka mbajtur gjithmonë krahun e motrës, ndërkohë që këngëtari thotë se Grazia ka vendin e vet. Pas këtyre ajo ka shpërndarë edhe video në Intervista të tjera ku në kohën që Grazia ka qenë shtatzënë, Alida e ftuar në “Zonë e Lirë” shprehej se ata janë të ndarë.
“Kam kohë që rri e heshtur. Kam kohë që toleroj. Nuk më ka pëlqyer kurrë që gjërat personale dhe familjare t’i bëj publike. Nuk më ka pëlqyer kurrë që të kem një raport të tillë me ty pasi na bashkon një njeri që të dya i duam të mirën. Doja që motra e burrit të ishte dhe motra ime. Për këtë kam toleruar shumë herë që më ke fyer dhe lënduar dhe I kam hedhur pas krahëve të gjitha. Por ti nuk di të ndalesh privatësisht dhe publikisht. Prandaj do të ta kthej në të njëjtën mënyrë. Ka dhe diçka… Mllefi im nuk vjen nga këto fyerje dhe ulje publike apo dhe jo publike që më ke bërë!!! Ka më shumë dhe më rëndë se kaq. Pasoja që po i vuaj edhe sot e kësaj dite dhe shpresoj që të rëndoj edhe ty po aq shumë”, shkruan Grazia për Alidën./albeu.com/