Baby G jep një mesazh: Shumë herë tentuan të më ulin poshtë, por nuk ndryshova kurrë

Teksa qëndronte në ambientet e jashtme të fermës me një prej finalistëve, Baby G ka zhvilluar një bisedë teksa është rrëfyer pak më shumë lidhur me jetën e saj personale dhe eksperiencës së saj jetësore. Fermerja tregon se shumë njerëz e kanë lënduar në jetë por ajo kurrë nuk ka ndryshuar.

Teksa tha se asnjëherë nuk ka ndryshuar, ajo theksoi se të gjitha padrejtësitë e bëra ndaj saj kanë qenë si pasojë e tolerancës që fermerja ka patur ndaj të tjerëve.

“Nuk është se kam kaluar gjëra shumë të rënda në jetë, kështu them, por pastaj kur e mendoj mua shumë njerëz më kanë lënduar.

Ama një gjë që e kam qejf tek vetja ime dhe e kam qejf të jap një mesazh, është se njerëzit mund të provojnë të na ulin poshtë, sepse jemi njerëz të mirë e kemi zemër të mirë dhe tolerojmë, por kurrë nuk kam ndryshuar”, tha ajo.

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

 


Shtuar 12.06.2024 17:58