Aktori i madh turk, që e kemi ndjekur në shumë telenovela, Kivanç Tatlitug do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, stilistja Basak Dizer është në javët e fundit të shtatzënisë dhe çifti do bëhet me djalë.
Mediat turke shkruajnë se ata kanë vendosur ta quajnë djalin Kurt Efe. Këtë emër Tatlitug mbante në serialin “Kurt Sejit dhe Sura”, i transmetuar në Shqipëri vite më parë.
Aktori dhe bashkëshortja e tij kanë treguar se kanë zgjedhur këtë emër pasi janë njohur gjatë xhirimeve të këtij seriali.
“Është një ndjenjë shumë e mirë, jemi shumë të lumtur. Zoti i dhëntë fëmijë çdokujt që e dëshiron. Është një proces i ri për ne. Ardhtë shëndoshë”, është shprehur Tatlitug për djalin.