Takimi me Taulant Ballën, Yuri Kim zbardh detajet

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ishte për të tretën ditë radhazi në Kuvend, ku pas takimeve me Lindita Nikollën dhe Enkeled Alibejn, ditën sotme ka takuar Taulant Ballën.

Pas takimit, Yuri Kim njëpërmjet një postimi në “Twitter” ka zbardhur detajet e këtij takimi që zgjati rreth 1 orë.

Kim shprehet se kanë folur për reformën në Drejtësi të mbështetur nga SHBA që është e nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe respektimin e rolit institucional të parlamentit.

Postimi i Yuri Kim:

“U takuam me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS @taulantballa për të diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë  gjatë kremtimit tonë të njëqindvjetorit; vazhdimi i zbatimit të reformës në drejtësi, e cila mbështetet nga 🇺🇸 & e nevojshme që 🇦🇱 të bashkohet 🇪🇺; dhe duke respektuar rolin institucional të Parlamentit, shkruan Kim.