Arbenita Ismajli dhe Fero u bënë prindër për herë të parë në 24 Prill me ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Çifti i famshëm e pagëzoi bebushen me emrin Nina. E ndërkohë që kanë kaluar pak ditë nga lindja e saj, reperi kosovar nuk ka pritur shumë gjatë dhe ka kompozuar një këngë për të.
Ai ka ndarë një fragment nga kënga në Instagram përmes një postimi.
“Kush po e pret hitin e radhës? Krijuar nga Fero,” shkruan ai teksa ka bërë tag edhe Arbenitën e ka shtuar një emoji me bebe duke konfirmuar që është një dedikim për Ninën.
Kujtojmë se fatkeqësisht modelja 22 vjeçare në të njëjtën ditë që u bë nënë për herë të parë humbi babain pasi ai nuk arriti të fitonte betejën me Covid-19.
View this post on Instagram